Karvansarai i Kapixhi-Basha Sinan
Karvansarai ndodhej në zonën në veri të Xhamisë Sulltan Murat dhe Sahat Kullës, afër tyrbes së Ishak Beut. Ndërtimi i këtij objekti është vendosur në fillim ose në mes të shekullit XV. Besohet se ndërtuesi i këtij karvansarai ishte Kapixhi-Basha Sinan, djali i Behadirit. Ka shumë të ngjarë që rindërtimi i ndërtesës pas tërmetit të vitit 1555 është bërë nga Haxhi Mehmed-aga.
Theme by Danetsoft and Danang Probo Sayekti inspired by Maksimer