Projekti "Harta Multimedia e Trashëgimisë Kulturore të Pasurive të Patundshme të Shkupit - Periudha Osmane", realizuar nga Qendra për Kërkime Etnologjike dhe Antropologji të Aplikuar (CEIPA), hulumton, prezanton dhe afirmon trashëgiminë kulturore të pasurive të patundshme të Shkupit, dhe është realizuar në disa faza.
Faza e dytë e projektit merret me përgatitjen e një harte multimediale të trashëgimisë kulturore reale të qytetit të Shkupit nga periudha otomane – OBJEKTE PROFANE, d.m.th. nga fundi i shekullit XIV deri në dekadat e para të shekullit XX. Kjo pjesë paraqet ndërtesat profane që janë ndërtuar dhe kanë ekzistuar gjatë kësaj periudhe (hamame, hane, bezisten, ura, etj.). Vendndodhja e secilit objekt është shënuar në hartë, dhe janë dhënë të dhëna historike në dispozicion, legjenda gojore, legjenda dhe fotografi.
Projekti mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë përmes një konkursi vjetor për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë në fushën e mbrojtjes së pasurive të patundshme, trashëgimisë kulturore të lëvizshme dhe jo-materiale për vitin 2020 dhe qytetit të Shkupit përmes Programit për aktivitete në fushën e sportit dhe rinisë së qytetit të Shkupit për vitin 2020.
Projekti realizohet në periudhën Mars-Qershor 2020.
Realizuesit e projektit:
- Dr. Viktor Trajanovski, koordinator i projektit
- m-r Elizabeta Pavkoviq, Asistente Koordinatore
- Stanislava Trajanovska, përpunimi I një harte / platformë elektronike
- Boris Mantov, administrator I web faqes
- Vasko Giçevski, student-hulumtues
- Bozhidar Maslinko, student- hulumtues
- Jehona Ajradini, përkthim në gjuhën shqipe
- Hristina Mirçevska, përkthim në gjuhën angleze
- Muarem Jusufoski, përkthim në gjuhën turke